Për disa individë, rregullimi i statusit brenda Shteteve të Bashkuara nuk është një opsion për shkak të mënyres me të cilën personi ka hyrë në Shtetet e Bashkuara.

 

Megjithatë, individët e tillë me kerkesa per viza të miratuara mund në vend saj që të zgjedhin për të aplikuar për statusin e rezidentit të përhershëm përmes procesit konsullor. Një individ qe i nënshtrohet procesit konsullor intervistohet në Konsullatën/Ambasadën e Shteteteve te Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë.

 

Vlen të theksohet se data prioritare e individit duhet të jetë e tanishme, aktuale sipas buletinit te vizave të lëshuar nga Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara.

 

Nëse jeni të interesuar në ndjekjen e rregullimit te statusit në vendin tuaj dhe keni nevojë për ndihmë me përgatitjen e dokumenteve tuaja për Qendrën Kombëtare të Vizave ose për një takim me Konsullatën e Shteteve të Bashkuara apo Ambasadën në vendin tuaj, ju lutem telefononi qe të planifikojmë një konsultim me Christophe Law Group, P.C. Avokatët tanë me përvojë do t’ju udheheqin nëpërmjet procesit.