Në mjedisin e tanishëm të kontratave qeveritare, ku prokurimi tradicional është bërë më kompleks dhe kërkues, rreziqet janë të bollshme. Christophe Law Group, P.C. mund t’ju ndihmojë për të lundruar në mënyrë efektive këtë peizazh te lëvizshëm në tregjet e prokurimit publik në nivel ndërkombëtar, federal, shtetëror dhe lokal. Shumë nga problemet qe hasin kontraktorët e qeverise përfshijnë pajtueshmërinë me klauzolat e ndryshme të kontratave në FAR, si dhe respektimin e dispozitave rregullatore të Departamentit të Mbrojtjes Suplementi FAR dhe rregulloret të veçanta te prokurimit te agjencive te tjera. Christophe Law Group, P.C. rregullisht këshillon klientët në zbatimin e kushteve të ndryshme të kontratës dhe dispozitat rregullatore dhe të ndihmon kontraktorët në përputhje me to.

 

Duke i ofruar klientëve tanë gamën e plotë të këshillave të prokurimit, ne shpesh këshillojmë klientët për çështje që përfshijnë grante. Grantet nuk janë subjekt i trupit të përgjithshëm të ligjit të kontratave qeveritare, dhe kjo kërkon eksperiencë unike për të drejtuar klientët nëpër nje varg të veçantë të rregullave që gjenden në qarkoret e Zyrës se Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) që rregullojne grantet. Ne mbështesim përfituesit dhe nën perfituesit e granteve në interpretimin e kërkesave të granteve dhe pajtueshmërine me Qarkoret OMB qe rregullojne keto grante. Në këtë drejtim, ne ndihmojme gamën e plotë të perfituesve të grantit, duke përfshirë institucionet arsimore, organizatat jofitimprurëse dhe kontraktuesit ne fushen e mbrojtjes të cilat marrin grante apo marrëveshje bashkëpunimi.