Ne vëmë theks të veçantë në partneritetin me klientët tanë për të ofruar shërbim shumë të personalizuar. Ne investojmë kohë dhe burime gjatë gjithë rrjedhës së marrëdhënieve tona për të kuptuar në të vërtetë klientët tanë dhe nevojat e tyre të ndryshme. Ne vazhdimisht vlerësojmë dhe përmirësojmë proceset tona dhe teknologjinë për të zbatuar zgjidhje inovative që përmirësojnë efikasitetin, shtojnë vlerën dhe mbajnë situatën nën kontroll për klientët tanë. Çdo gjë që bëjmë si zyrë është e fokusuar në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të emigracionit për klientët tanë. Ne jemi të angazhuar për risi të vazhdueshme që sjellin efikasitet dhe shtojne vlerë.

Christophe Law Group, P.C. merr një qasje të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e nevojave të vazhdueshme të emigracionit të punëdhënësve me bazë në SHBA dhe atyre shumëkombësh. Ne jemi të orientuar ndaj qëllimit dhe përpiqemi për të siguruar zgjidhje të menjëhershme ligjore për nevojat e klientit, pa marrë parasysh nivelin e ndërlikimit. Klientët janë të informuar paraprakisht për një varg opsionesh të përshtatshme ligjore.

Klientët tanë kanë qasje të pakufizuar në partnerët tanë dhe avokatët. Telefonatat marrin përgjigje menjëherë. Christophe Law Group P.C është gjithmonë në dispozicion për të diskutuar nevoja të jashtëzakonshëm të emigracionit me klientët dhe familjet e tyre. Kujdesi jepet në mënyrë që të sigurojmë se klientët marrin këshilla adekuate të emigracionit per atë që është në përgjithësi një periudhë kritike në jetën e tyre.

Tarifat tona janë të bazuara tarifa te sheshta fikse dhe jo në faturim për orë pune. Kjo na lejon për t’i shërbyer klientëve tanë në mënyrë efikase dhe lejon klientët tanë të planifikojnë buxhetet e tyre më lehtë

Shërbimet tona përfshijnë:

  • Mbrojtjen e fuqishme të emigrantëve të vendosur në Procedurat e Largimit
  • Rishikimi fillestar dhe vlerësim i dokumentacionit të klientëve të ardhshëm dhe të së shkuarës së tyre për të përcaktuar se cila lloj ndihme mund të jetë e përshtatshme
  • Përgatitja e të gjitha dokumentave të nevojshme ligjore
  • Udhëzime mbi marrjen rezidences së përhershëm të ligjshëm
  • Këshilla mbi procesin Certificimit te Punës
  • Përgatitja e klientëve për intervista me zyrtarët e agjencive qeveritare
  • Përgatitja e klientëve për seancat gjyqesore para Zyrës Ekzekutive për Rishikimin e Emigracionit
  • Apelime para Bordit të Ankesave për Emigracionin dhe Gjykaten Federale te Apelit
  • Kerkesa për Rishikim para Gjykatës së Apelit të SHBA
  • Rekurs para Gjykatës Supreme të SHBA
  • Adresim mbi kerkesat arbitrare ose kapriçioze te Departamentit te Shtetit ose BCIS (ish INS)
  • Procedura konsullore te SH.B.A-ve në çdo shtet
  • Këshilla për udhëtime të planifikuara jashtë SH.B.A.
  • Ndjekje te procedures per miratimin dhe lëshimin e vizave
  • Dorëzim ne kohë te kerkeses per shtyrje të qëndrimit
  • Falje të ndryshme (duke përfshirë I-601 dhe I-212)
  • Mandamus
  • Rastet e ndalimeve
  • Mundësi investimi

Ne ndodhemi ne 2 Wall Street, Zyra 303, New York, NY 10005. Tel: (212) 344-3800

Charles Christophe, Esq., Themelues dhe Avokati Kryesor

Jennifer Chung, Esq., Avokat

Daniel Shakespeare, Esq., Avokat

Edwin M. Hernández García, Esq., AvokatGeorge A. King, Esq. Keshilltar I Jashtem